Nga Shqipëria / E Diel 30 Janar 2022, 11:11

Vuçiç jep lajm e hidhur: Sot, papritur vdiq ish-gruaja ime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vuçiç ka shkruar se ditën e sotme në mënyrë të befasishme ka ndërruar jetë gruaja e tij e parë.

Ndër të tjera Presidenti i Serbisë njofton se me të ndjerën ka dy fëmijë. Ish-gruaja e tij Ksenija u nda nga jeta sot në moshën 56-vjeçare për arsye të paditura.

“Sonte në Beograd, papritur, në moshën 56-vjeçare, vdiq Ksenja Vuçiç, ish-gruaja ime, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica. Vendi dhe data e funeralit do të njoftohen më vonë”, shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????????? ????? (@avucic)