Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Janar 2022, 20:08

Fansja e tij më e madhe, Beatrix nxjerr mesazhin për Donaldin

Në Big Brother VIP është hapur një televotim “Kë doni të shpëtoni?” mes Donaldit dhe Tanit. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se nuk është vetëm partnerja e Donaldit, por edhe fansja e tij më e madhe.

Ajo ka dërguar si mesazh në numrin zyrtar të “Big Brother VIP” emrin e aktorit. Beatrix ka publikuar në Instastory një screenshot të këtij mesazhi duke e ndarë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë se këngëtarja u eliminua pak ditë më parë. Ajo u nda përkohësisht nga Donaldi dhe hoqi dorë nga çmimi i madh.