Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Janar 2022, 19:07

Antonela bën gjestin më të bukur për Beatrix Ramosajn

Antonela dhe Beatrix Ramosaj u bënë mikesha të mira në “Big Brother VIP”. Ish-konkurrentja e “Përputhen” e ka mbështetur publikisht pas sulmit që i është bërë në rrjet.

Së fundmi, Antonela ka bërë një gjest shumë të këndshëm kundrejt këngëtares. Ajo i ka dhuruar një buqetë të madhe me lule, shoqëruar me një dedikim të ndjerë.

“Femrat e forta nuk dorëzohen kurrë. Ndoshta mund të kemi nevojë për një kafe, të qajmë pak, ose thjesht të kalojmë një ditë në krevat, por ne gjithmonë rikthehemi akoma më të forta!”, i ka shkruar Antonela. Mamaja e Beatrixës ka publikuar në Instastory foto nga kjo surprizë.