Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Janar 2022, 17:05

'Më telefonuan njerëzit e tij', Hyseni flet pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit

Hysen Ramaj, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes së ish të dashurës së tij Alvisës dhe Bashkimit. I ftuar në "Glamour Zone", në një intervistë me moderatoren Ester Bylyku, Hyseni ka zbuluar një telefonatë që i është bërë përpara se të ndodhte ndarja e bujshme.

Ai ka deklaruar se njerëzit e afërt të Bashkimit e kanë telefonuar.

Ester Bylyku: Të sfidoj, të më tregosh një detaj për pjesën e ndarjes që publiku nuk e di.

Hysen Ramaj: Më është marr edhe mua një mendim përpara se të ndodhte çfarë ka ndodhur (ndarja). Më është bërë edhe mua një telefonatë nga njerëz të afërm të djalit (Bashkimit).