Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Nëntor 2017, 19:07

Si rrallëherë të dy bashkë: Rudina Magjistari fotografohet përkrah partnerit

Ndonëse lidhjen e tyre Rudina Magjistari e ka pranuar publikisht që në 2013-ën në emisionin “Zonë e Lirë”, ajo ka zgjedhur të tregohet disi diskrete në lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin Xhavit Bajrami.

Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajrami

Çifti që dy vite më parë u bekua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë Mia, rrallëherë shihet së bashku në evente, ndaj të gjithë me siguri janë surprizuar një natë më parë kur Magjistari dhe ish-kampioni i kick box-it janë fotografuar së bashku në ndarjen e çmimeve Kult.

Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajrami Foto: Anabel.al

Siç shihen në fotografinë e siguruar nga “Anabel.al”, të veshur mjaft elegantë, ata janë janë fotografuar në ambientet e Katedrales Orthodokse në Tiranë ku u mbajt ceremonia mbrëmjen e djeshme. 

Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajrami
Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajrami
Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajrami
Rudina Magjistari me partnerin dhe vajzën