Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Janar 2022, 15:03

Ana i zuri vendin e prezantueses, Bora ka një mesazh nga shtëpia

Këto dy ditë prezantimin e "Përputhen" e ka marrë në dorë Ana Lleshi, konkurrentja e cila u rikthye këtë sezon për të gjetur dashurinë. Ndërkohë Bora Zemani e ka pasur të pamundur të jetë në drejtimin e emisionit për shkak të një problemi shëndetësor.

Megjithatë moderatorja e ka ndjekur "Përputhen" nga shtëpia dhe u ka dhënë një mesazh konkurrentëve, të sillen mirë.

"Edhe sëmurë nuk rri dot pa ju ndjekur. Silluni mirë", shkruan Bora krah një fotoje ku shfaqet duke parë "Përputhen" nga shtëpia.