Einxhel Shkira iu nënshtrua një operacioni pas një incidenti në shtëpinë e "Big Brother", ku lëndoi krahun. Sot produksioni i Big Brother ka njoftuar se Einxhel do të rikthehet në shtëpi.

Përmes një njoftimi zyrtar produksioni shkruan se moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë.

Njoftimi: "Big Brother" ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!"






