Hysen Ramaj ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone" në TV ORA, ku foli për ndarjen nga Alvisa dhe tha versionin e tij të historisë.

Atij iu kërkua nga moderatorja Ester Bylyku, të zbulojë 3 mashtrime që janë bërë në emër të tij dhe t`i përgënjeshtrojë publikisht.

Hyseni akuzoi autoren e "Përputhen", Olsa Muhameti se ka mësuar Alvisën të flasë për dhunë dhe mohoi çdo akuzë që i është bërë vetë atij.

Hyseni tha: Një nga mashtrimet është dhuna. Sepse jam shumë i sigurtë që e ka inskenuar autorja e programit (Olsa Muhameti), ajo e ka mësuar vajzën (Alvisën) të flas për dhunën, sepse gjatë lidhjes ne nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dhunën, jo më të ndodh. Por për interesat e saj, sepse donte t'i mbante në program personazhet (Alvisën dhe Bashkimin), i ka thënë të përdor fjalën dhunë, që çdo gjë të shkojë te dhuna dhe jo te vërteta.





