Ish banori i “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj ka zbuluar një detaj që është munduar të fshehë nga produksioni kur hyri brenda shtëpisë së famshme. Ai tha se një natë para se të futej në BB VIP ka takuar vajzën e Arjolës dhe i ka marrë një varëse për t’ja dërguar Arjolës fshehurazi nga produksioni.

Meridiani theksoi se varësen e kishte mbajtur në gojë për ta fshehur dhe për t’ja dhënë më pas aktores së humorit si një mesazh se fëmijët janë shumë mirë.

Nga ana tjetër, Arbana tha se produksioni gjithmonë e ka vënë në dijeni Arjolën se fëmijët kanë qenë në gjendje shumë të mirë.

