Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Janar 2022, 00:12

Ronaldo i bën surprizën më të bukur Georginës për ditëlindje

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka festuar 28 vjetorin e saj të ditëlindjes në Dubai ku është surprizuar me një gjest shumë të veçantë nga futbollisti.

Cristiano e ka surprizuar modelen duke e uruar me disa foto dhe video të sajën të cilat janë shfaqur në kullën më të lartë në botë, Bujr Khalifa.

Georgina e emocionuar ka falenderuar futbollistin për gjestin e bukur.

“Kështu ka përfunduar kjo ditë aq emocionuese. Nuk kam fjalë. Shumë faleminderit, shumë faleminderit. Faleminderit që na trajton gjithmonë kaq mirë dhe na bën gjithmonë të ndihemi si në shtëpi. Faleminderit të gjithëve, jeni munduar që kjo ditë të jetë kaq e veçantë dhe faleminerit të gjithëve që ndodhen pranë meje në këtë ditë të lumtur për mua dhe për familjen time, Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruajtur modelja krahas fotove te shkrepura gjatë ditëlindjes ku shfaqet me Cristianon dhe fëmijët e tyre.