Nga Shqipëria / E Premte 28 Janar 2022, 23:11

Einxhel vihet para vendimit shumë të vështirë: Ilirin apo Donaldin?

Arjola refuzoi sonte ta hapte kutinë e Pandorës dhe kjo mundësi iu dha Einxhelit. Duke komunikuar nga spitali, banorja pranoi të hapte kutinë duke ia dhuruar Arjolës udhëtimin në Disneyland me fëmijët e saj dhe duke marrë përsipër një zgjedhje shumë të vështirë.

Në zarfin e zi që mbante kutia e Pandorës shkruhej se njëri prej banorëve, Iliri ose Donaldi do takojë mbrëmjen e sotme vëllain e tij. 

Einxhel zgjodhi që këtë mundësi t'ja jepte Ilirit, duke qenë se Donaldi e ka takuar një prej vëllezërve, Romeon, edhe pse në oborr e priste vëllai tjetër Mario.