Nga Shqipëria / E Premte 28 Janar 2022, 23:11

Banorët refuzojnë mundësinë e artë, Arbri i lutet Arbanës, ajo i kthehet: S'u ngope?

Mbrëmjen e sotme ishte rradha e Arjolës të hapte kutinë e Pandorës, por ajo refuzoi duke humbur kështu mundësinë të shkonte në një udhëtim në Disneyland me fëmijët e saj. 

Duke qenë se Arjola e refuzoi, Arbana pyeti Monikën. Kjo e fundit tha se dëshiron shumë të bëjë një udhëtim me vajzën e saj, Tean, por sërish e refuzoi të hapë kutinë.

Në këtë moment opinionisti Arbër Hajdari iu drejtua Arbanës duke i thënë t'ja jepte atij udhëtimin. "Hë mo ti, s'u ngope nga udhëtimet?", i tha Arbana duke shkaktuar të qeshura.

"S'kam shkuar me asnjë vend moj", i tha Arbri.

"Ti s'ke ku shkon deri më 18 shkurt. Të mbarojë Big Brother, marrim Balinën dhe ikim bashkë në ndonjë vend", u përgjigj Arbana.