Nga Shqipëria / E Premte 28 Janar 2022, 21:09

Einxhel flet pas operacionit: Nuk kanë faj banorët që qeshën

Ndërhyrja që ka bërë Einxhel në krah pas incidentit që pati brenda shtëpisë së Big Brother VIP është kryer me sukses. Mbrëmjen e sotme, ajo ka folur nga spitali duke thënë se ndihet shumë mirë dhe tha se nuk është faji i banorëve pse qeshën sepse po përpiqej të mos bënte panik pavarësisht dhimbjeve.

"Jam shumë mirë, sidomos pas makeupit dhe rregullimit të flokëve jam më mirë. Më ka marrë shumë malli për banorët. Nuk është faji i atyre që qeshën në momentin kur ndodhi sepse unë nuk doja të hapja panik pasi familjarët më ndjekin deri në orët e vona. Ata qeshën se menduan që po bëja shaka. Ndihma e shpejtë mua më erdhi, por unë refuzova sepse ju e dini sa kokëfortë jam. Rezultoi që kisha bërë mirë sepse ja lehtësova punën e doktorit pasi nuk e kisha prekur krahun fare. Kur doktori tha që do vendoste allçi i thashë është lajm shumë i bukur për Donaldin se mezi po pret ta pikturojë. Banorët më kanë dhënë shumë suport", tha Einxhel.

Të gjithë banorët u shprehën të gatshëm ta ndihmojnë Einxhelin nëse ajo rikthehet në shtëpi për të vazhduar lojen.