
I ftuar sonte në "Open", kryeministri Edi Rama nënkuptoi se mund të jetë në garë dhe për mandatin e katërt.
Pasi tha “Nuk do të bëhem mbret”, Rama shtoi se viti 2030 erdhi.
E vetmja arsye përse do të tërhiqet do të jetë nëse nuk do të ketë pasionin dhe bindjen që ka sot.
“Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them”, tha Rama.