Nga Shqipëria / E Enjte 27 Janar 2022, 21:09

Beatrix i dedikon këngë romancës me Donaldin: Tani dëgjoni anën time të historisë

Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.

“Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë.

“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim Instastory.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.