Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Nëntor 2017, 15:03

Van Damme në rolin e shqiptarit: Ja filmi i ri që do të tërbojë serbët

Duke qenë një ndër aktorët e preferuar të shqiptarëve përgjatë viteve ’90, askush nuk do ta kishte menduar se vetë Jean Claude Van Damme një ditë do të luante rolin e një shqiptari.

Posteri i filmit

Bëhet fjalë për filmin me titull “Kill em all”me regji të shqiptarit Pjetër Malota, që pritet të tërbojë serbët.

Van Damme dhe Pjetër Malota

Kjo pasi në film, ylli hollivudian luan rolin e një shqiptari që rikthehet në atdhe pas shumë vitesh, për t’u hakmarrë për vdekjen e të atit gazetar, të vrarë nga serbët për shkak të disa shkrimeve të tij në kohën e ndarjes së Jugosllavisë.

Skena nga filmi

Filmi i shumëpërfolur pritet të dalë në kinemë në qershor të 2018-ës.

Pjetër Malota
Van Damme dhe Pjetër Malota