Banorët e "Big Brother VIP" i janë nënshtruar një sfide me dënime të ndryshme për njëri-tjetrin. Një ndër dënimet ishte që Iliri të qëndronte për tre orë rrjesht dorë për dore me një ndër konkurrentët.

Donaldi zgjodhi që partnerja e balerinit në këtë dënim të ishte Einxhel. "Meqenëse Einxhelin e ke fiksim", i tha ai.

Kujtojmë se Einxhel dhe Iliri kanë diskutuar shpesh brenda shtëpisë, madje balerini e ka etiketuar si "fallxhore".
View this post on Instagram




