Moderatorja Fjodora Fjora ka folur së fundmi për martesat me diferencë të madhe në moshë. Gjatë emisionit "Ditë pas dite", ajo është shprehur se vetë nuk do e kishte problem.

Fjodora e ka krahasuar veten me Madonnën, duke thënë se do të martohej me dikë 30 vite më të ri.

“Jam si Madonna, nuk do e kisha problem një burrë 30 vite më të ri, por ky burrë duhet të vijë nga Amerika si burri i Madonnas”, është shprehur Fjodora, duke shtuar se po bënte shaka.





