Nga Shqipëria / E Enjte 27 Janar 2022, 13:01

Hyri në Big Brother VIP, Arjola zhgënjehet nga Fifi: Më bën shumë habi që…

Mbrëmjen e së martës Fifi hyri në 'Big Brother VIP' për të surprizuar Monikën. Ajo u ndal dhe te banorët e tjerë e veçanërisht te Donaldi.

Ajo e përqafoi aktorin, i tha disa fjalë inkurajuese dhe i tregoi tatuazhin "fliqyl'. E gjithë kjo situatë ka habitur Arjolën, e cila është shprehur e zhgënjyer nga Fifi.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën", është shprehur Arjola gjatë një bisede me Einxhelin.