Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e sezonit të ri televiziv, duket se televizioni “Klan” vijon të ruajë surpriza të tjera për teleshikuesit.

Pas programeve të reja si “C’est la vie” apo “Histori shqiptare”, drejtori i programacionit në “Klan”, Armand Shkullaku rrëfeu në studion e emisionit “Rudina” se është në bisedime për disa programe të reja.

“Virtuozët”, një talent show për fëmijët në zhanret klasike, siç është bërë e ditur, pritet të nisë së shpejti nën drejtimin e sopranos Inva Mula.

Por Shkullaku ka folur edhe për dy programe të tjera që pritet të gozhdojnë publikun para ekranit. Bëhet fjalë për “The Farm”, një reality show-n ku personazhet e famshëm do të zhvendosen në një fermë dhe do të punojnë aty si fermerë të vërtetë.

“’The farm’ është në planet e afërta. Jemi ende në bisedime për blerjen e patenëts. Është një projekt gjigant.”-është shprehur Shkullaku, i cili ka zbuluar edh enjë tjetër surprizë.

Siç rrëfeu ai në emisionin “Rudina”, kanë nisur përgatitjet edhe për një tjetër emision që do të ketë në fokus operacionet plastike.
“Është një emision ku personazhe të ndryshme do të flasin për eksperiencën e tyre lidhur me operacionet plastike, përpara dhe pas procedurës. “-tregoi drejtori i programacionit.


