Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Janar 2022, 23:11

Nusja e Don Xhonit flet 13 gjuhë të huaja, tani nis shqipen

Ariana Lirey, modelja ruse që tashmë njihet si e dashura e Don Xhonit, tashmë fjalën “Të dua”, do t’ia thotë në shqip.

Me disa foto në InstaStory, ajo ka treguar se ka filluar të marrë leksione të gjuhës shqipe.

“Fillova jo vetëm të mësoj gjuhën shqipe. Nisa të studioj origjinën, kulturën dhe historinë e saj. Do të jetë e vështirë, por më pëlqen. Faleminderit”, ka shkruar modelja.

Në një postim tjetër Ariana bën të ditur se mund të flasë rrjedhshëm 13 gjuhë, kështu që shqipja do të jetë e 14-ta.