Armina Mevlani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu të pathënat e lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe raportin me vjehrrën.

Ajo tha se e shikon vjehrrën si mamanë e saj dhe i kërkon shpesh mendime apo këshilla. Armina tregoi se Shkëlzeni i ka ngjarë të ëmës në karakter, por ajo do donte t’i kishte ngjarë pak më shumë dhe të atit, Sali Berishës.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha blogerja.





