Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Janar 2022, 09:09

Shkeli rregullat, Beniada dënohet nga 'Vëllai i Madh'

Beniada ka shkelur rregulloren e “Big Brother VIP” duke prishur dollapin e Arbrit, ndonëse pa qëllim. Si rrjedhojë ajo u dënua mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit live.

Në shtëpi erdhën disa me ëmbëlsirat më të mira në Tiranë, por Beniada nuk u lejua t’i hante. Ajo do ua shpërndante banorëve të tjerë, duke mos provuar asnjë vetë.

“Po tallesh! Unë thashë sa dënim i bukur, do ha ëmbëlsira, do i prish dollapet më shpesh. Por tani do sillem më mirë betohem, nuk e bëj më. Kjo është e padrejtë”, tha modelja.