Nga Shqipëria / E Martë 25 Janar 2022, 22:10

Fifi futet në Big Brother, Donaldi e pyet ç'po ndodh jashtë

Fifi është futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e "Big Brother" për të surprizuar Monikën, me të cilën krijoi shumë shoqëri gjatë qëndrimit aty. Më pas Fifi takoi dhe banorët e tjerë, por në veçanti u ndal tek Donaldi.

Ky i fundit e përqafoi dhe i tha se ka pasur shumë nevojë për të.

"E di që ke pas nevojë për mua, por na ke jashtë, bëhu i fortë, luaj fort, mos mu qurravit se je burrë, ma ke dhënë një premtim...", i tha Fifi dhe në këtë moment Arbana i ndërpreu.

"Fifi boll me këto këshilla, tani s'ka nevojë për këshilla Donaldi se po ma trajtoni çdo javë me nga një këshillë, me nga një gjë, as ka nevojë fare Donaldi apo jo Donald", i tha Arbana.

Në momentin kur Fifi do ikte e po takoheshin sërish, Donaldi e pyeti nëse jashtë është çdo gjë në rregull, duke qenë se këto ditë ka qenë i shqetësuar për gjendjen e Trixës.

"Gjithçka është super nice", iu përgjigj Fifi.