Nga Shqipëria / E Martë 25 Janar 2022, 20:08

Ronela zgjidhet e para në Eurovision

Ronela Hajati është zgjedhur si artistja e parë që do performojë në Eurovision. Ronela do të performojë e para në natën e parë gjysmëfinale.

“Ok, tani jam e frikësuar", u shpreh Ronela, e cila do përfaqësojë Shqipërinë me këngën "Sekret".

Së fundmi Ronela është nisur për në Londër ku do të bashkëpunojë me një nga producentët e saj të preferuar, për ta ndryshuar pak këngën dhe për ta sjellë në versionin më të mirë.