Nga Shqipëria / E Martë 25 Janar 2022, 20:08

'Qëndro e fortë dashuria ime', vjen reagimi i parë i Donaldit për Beatrix

Beatrix Ramosaj la shtëpinë e Big Brother VIP në spektaklin e ditës së premte. Donaldi e ka treguar frikën e përplasjes së Beatrix me komentet jashtë shtëpisë dhe sot ajo tregoi se i ka kuptuar të gjitha, por po merr pak kohë për tu përshtatur me botën jashtë. 

Po sot, në llogarinë zyrtare të Donald Veshaj në Instagram është publikuar një fotografi me një dedikim për Beatrix.

“Që të shohësh ylberin duhet të presësh shiun. Qëndro e fortë dashuria ime”, shkruhet në postimin e fundit të Donaldit në Instagram, që deri më tani dimë se menaxhohet nga Romeo.

Të jetë ky një mesazh i kërkuar nga Donaldi për të mbështetur Beatrixën? Mbetet për tu mësuar.