Beatrix la shtëpinë e "Big Brother VIP" të premten dhe që prej asaj dite nuk ishte shfaqur në rrjete sociale dhe refuzoi ftesën për të qenë pjesë e "Fan Club". Dojna Mema bëri të ditur se këngëtarja është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht. Pas shumë lajmesh që kanë qarkulluar online vetë këngëtarja ka reaguar me një postim në profilin e saj në Instagram.

Trixa shkruan se ende po mundohet të përshtatet me botën jashtë Big Brother dhe ka lexuar sesi është parë marrëdhënia e saj me Donaldin, por sërish do hidhej bashkë me të nëse ai do i jepte dorën.

“Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për te gjithë ju qe me falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushe me lule, tranzicioni ne jetën reale sigurisht ka vështirësi por kam fatin te jem pjesëtare e një familje qe me gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjese për lënien pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoi qe përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë ne letër dhe nota. E di qe Monika dhe Arjola do jenë shume te lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë ne sfidën e lajmeve i qëndroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV. Përsa i përket marrëdhënies tone, kam lexuar pak se si është pare nga jashtë. I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kundër – Duke qenë se marrëdhënia jone ka lindur pastër ne një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistet dhe mendojnë se kane te drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do me zgjaste dorën qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. Bekime dhe dashuri për te gjithë ju”, ka shkruar Beatrix.







