Nga Shqipëria / E Martë 25 Janar 2022, 17:05

Lei Kraja flet për divorcin e prindërve: Ja pse nuk jam dakort me mamin

E ftuar në programin e pasdites në RTSH, "Ditë pas dite", Lei Kraja ka folur për divorcin e prindërve të saj. Tema në studio kishte në fokus marrëdhënien mes çifteve me diferencë në moshë dhe Lei ka rrëfyer se prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë 10 vjet diferencë nga njëri-tjetri.

Moderatorja u shpreh se mami i saj mendon që diferenca e moshës ka ndikuar, por Lei nuk është dakort. 

“Mami thotë që nuk ka funksionuar për shkak të diferencës së moshës. Por unë jam e bindur që nuk është kështu, thjesht nuk ka funksionuar sepse nuk ishin për njëri-tjetrin, mosha nuk ka lidhje me dashurinë”, u shpreh Lei.