Nga Shqipëria / E Martë 25 Janar 2022, 17:05

Vin Veli thyen heshtjen dhe tregon raportin që ka me Borën pas ndarjes: Jam shembull

Dj i njohur Vin Veli, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë së fundmi pasi ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së 30 të moderatores. 

I ftuar në një intervistë në emisionin "N'Zoom" ai u shpreh se ka një raport mjaft të mirë dhe se e uron moderatoren në çdo ditëlindje.

Dj i njohur shtoi se mundohet të jetë shembull edhe për familje të tjera apo miq të tij që kanë të njëjtën histori dhe janë të divorcuar, për të qëndruar sa më larg urrejtjes.

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin tim dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”, tha Vini.