Nga Shqipëria / E Martë 25 Janar 2022, 15:03

Thanë se tradhtoi Bashkimin, reagon Alvisa: Njerëz të shpifur, unë luftova

Bashkimi dhe Alvisa i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm disa javë pasi lanë programin "Përputhen" si çift. Bashkimi bëri me dije se romancës i erdhi fundi përmes një postimi në rrjete sociale.

Në puntatën e djeshme të "Përputhen" disa nga konkurrentët akuzuan Alvisën se e ka tradhtuar Bashkimin. 

Albi: Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas here konflikte dhe vendosën t'i japin fund. Është një shkëputje definitive e tyre. Kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat. Arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre. Bashkimi po e vuan këtë situatë. Për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.

Edi: Është tradhtuar 100%.

Ana: Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe mori këtë. Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër.

Sot ka reaguar dhe vetë Alvisa, e cila i ka cilësuar të gjitha deklaratat e mësipërme akuza të pabaza që bëhen vetëm për vëmendje. Sipas saj, rikthimin në emision, pas skandalit me Hysenin, e bëri vetëm për ndjenjat që kishte ndaj Bashkimit.

“Për klikime, për audiencë, për vëmendje apo për të prish imazhin tim. Disa njerëz të shpifur që nuk kanë shpirt. Siç e keni parë të gjithë jam rikthyer në emision për këtë djalë dhe kam luftuar pafund për të. Nëse ato mashtrime do ishin të vërteta, nuk kisha arsye pse të kthehesha (audiencë kisha, famë po ashtu kështu që 0 mundësi). Jam rikthyer vetëm për atë dhe kam dashur që ajo njohje të finalizohesh, por jo gjithçka që duam bëhet. Pavarësisht çdo gjëje e vlerësoj shumë. S’kam për ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç tha dhe ai. Koha do vërtetojë gjithçka. Zoti është lart. Situata e krijuar, nga kush, pse, hakmarrje? Do flasim me kohë”, ka shkruar ish-konkurrentja në “Instastory-n” e saj.