Nga Shqipëria / E Hënë 24 Janar 2022, 18:06

Shpat Kasapi bëhet baba për herë të parë, fotot e para me djalin

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija janë bërë prindër për herë të parë të një djali.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë çifti teksa kanë zbuluar dhe emrin e vogëlushit i cili quhet Roel.

"19.01.2022 ROELI na gëzoj me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar. Shumë dashuri, shumë lot, shumë gjëra na ndodhën për gjatë këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që çdo prind ta përjetoj ndjesine e te pasurit nje femijë", shkruan Selvija.

Kujtojmë se çifti i njohur para pak muajsh kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.