Ditën e djeshme Saimir Kasemi tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me një postim të bërë në Instastory, ku dukej se po mendonte rikthimin në “Love Story”.

"Kam pasur mesazhe të shumta për një rikthim në Love Story. Si mendoni ju? Po apo jo?", shkroi ai.

Pas këtij postimi, Saimiri ka vendosur se Love Story është një kapitull i mbyllur për të dhe nuk do të rikthehet.
“Edhe pse ishte një eksperiencë unike dhe e bukur për mua, kapitulli i “Love Story” është i mbyllur”, ka shkruar ai.





