Ditën e djeshme Bashkimi deklaroi ndarjen e papritur nga Alvisa, në një kohë kur dukej sikur gjithçka po shkonte për bukuri mes tyre.

“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.
Jeta vazhdon”, shkroi ai.

Nisur nga kjo, shumë ish-konkurrentë të “Përputhen” nuk i kanë kursyer thumbat për dyshen:
Ritvana: Mbaroi ë? Pa ekzistuar diçka, s’ka se si përfundon. Lërini broçkullat dhe jini të vërtetë!

Antonia: Uaa kush është ndarë?

Jurgeni: S’ju ndan tragjeditë këtij populli të shkretë.

Në lidhje me situatën kanë reaguar dhe dy miqtë e Hysenit, Melisa dhe Andi.





