Nga Shqipëria / E Diel 23 Janar 2022, 23:11

Nga Marina Vjollca te Olta Gixhari, si dukeshin në audicionin për velina të Fiks Fare

Emisioni “Ëndërrtjerrësit” që ka nisur sot transmetimin në Top Channel ka treguar se si dukeshin në audicionin për velina të Fiks Fare disa nga vajzat e ekranit.

Mes tyre ishin Olta Gixhari, një aktore tepër e njohur sot, Marina Vjollca, moderatore dhe Xhensila Pere e Fjorentina Halili, të cilat u bënë të njohura nga pjesëmarrja në Big Brother.

Vajzat kanë konkurruar asokohte tek Shtojzovallet, emisioni veror në Top Channel që zgjati 2 sezone. Porgrami udhëtoi në të gjithë Shqipërinë për të përzgjedhur velinat e “Fiks Fare”.