Nga Shqipëria / E Diel 23 Janar 2022, 14:02

E quajti Endrin ‘super gej’, Xhevana: Më kanë sharë, u mbylla në shtëpi…

Pak kohë më parë Xhevana u largua nga “Përputhen” pas një debati të ashpër me Endrin. Ajo e quajti konkurrentin “super gej”, duke thënë se i urren ata që nuk e pranojnë hapur orientimin e tyre seksual.(Lexo këtu)

Xhevana ishte së fundmi e ftuar në “Expuls”, ku foli në lidhje me këtë situatë. Ajo tha se pas ngjarjes ka marrë mesazhe të shumta sharëse nga ndjekësit dhe është mbyllur në shtëpi.

“Pasi ndodhi episodi me Endrin, instagrami im ka qenë i mbushur gjithë kohës me çuna që më thonin ç’problem ke ti me gejt edhe sikur të jetë ai, sharje nga më të ndryshmet gjatë gjithë kohës. As nuk kam dalë për 2-3 javë ose dilja me kapele në kokë se nuk doja, më dukej sikur kisha bërë një gabim. Ndoshta u nxitova në fillim, por që të mbushet ndonjëherë kupa dhe e hedh aty ku nuk duhet”, tha ajo.