Nga Shqipëria / E Diel 23 Janar 2022, 13:01

‘Më akuzuan si lesbike’, Xhevana flet për puthjen e bujshme me Mikelë

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Xhevana Ndoj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Expuls”, ku foli për herë të parë pas largimit.

Xhevana u ndal te puthja e famshme në buzë me Mikelën, e cila u bë shkak që ajo të etiketohej si “lesbike”. Ish-konkurrentja sqaroi se ishte thjesht një lojë mes tyre.

“U etiketua dhe më akuzuan sikur Ana s’kishte ardhur për çunat por për gocat. Më akuzuan si lesbike, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Puthja në skenë është bërë nga Mikela. Puthja që ka ndodh jashtë, ka qenë një puthje për lojë. Kishim pushim, po rrinim aty dhe donim të bënim një lojë. Aty më pyetën se kë do doje të puthje nga çunat dhe unë i thash që nuk dua të puth asnjërin, më mirë puth njerën nga gocat. Putha Mikelën, u keqinterpretua, na akuzuan", tha Xhevana.