Nga Shqipëria / E Diel 23 Janar 2022, 09:09

Del videoja/ Ja si u prit Beatrix Ramosaj pas daljes nga 'Big Brother VIP'

Mbrëmjen e së premtes Beatrix Ramosaj u eliminua nga “Big Brother VIP”. Ajo doli nga shtëpia mes lotësh, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende pas daljes, por së fundmi e ëma ka publikuar një video ku shihet si është pritur ajo pas eliminimit.

Në videon në fjalë Beatrix shihet duke u përqafuar fort me të ëmën, e cila ka qenë aty për të.