Rrushja dhe Erioni kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes në “Përputhen”, kjo sepse njihen dhe nga jashtë. Në fillim dyshja nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin, por deklaratat e tyre sonte në “Prime” treguan se gjërat kanë ndryshuar.

Rrushja tha se do donte një takim me Erionin, pasi e ka njohur më mirë dhe i pëlqen sjellja e tij. “Nuk kam patur as fillim dhe as fund me Erjonin. Tani që e njoh më mirë, më pëlqen shumë e folura e tij, sjellja e tij. Ndoshta e kam ofenduar padashje sepse ka agravuar situata. Më pëlqejnë shumë fjalët e tij në backstage. Do të kisha dëshirë të bëja një takim me Erjonin për të parë nëse do të kisha fillim ose fund me të”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Erioni ra dakord me deklaratën e saj, duke shtuar: Unë e kam thënë që në fillim që para shumë vitesh kemi pasur flirtime dhe provokime të shumta. Do të ishte bukur të kishim një takim për të parë nëse do të kemi kimi.




