Çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila dhe Besi kanë vizituar ditën e djeshme kishën e Rragamit në Shkodër nga ku kanë postuar disa foto në rrjetet e tyre sociale.

"Eshte ndjesi e veçante kur mikpritesh nga ato te cilat jeten e tyre ja kane kushtuar Zotit. Paqe", shkruan Xhensila teksa në fotot e publikuara shihet se këngëtarja e ka zgjedhur me shumë kujdes veshjen.

Ndërsa Besi ka postuar një foto ku shfaqet në tavolinë me miqtë në kishë dhe shkruan "Shtëpia e Zotit dhe e mikut. Sot si mik, ne shpine e Zotit. Famullia e Kishes ne Rragam, Shkoder".






