Këngëtarja e njohur Enca është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur rreth jetës private, por përgjigjja e Encës i ka bërë lëmsh të gjithë.

"A ke një të dashur?", i ka shkruar ndjekësi. Këngëtarja nuk i ka dhënë një përgjigje të prerë, por i është përgjigjur me një "ndoshta po, ndoshta jo".

Kujtojmë se Enca është treguar gjithmonë shumë e rezervuar. Ajo nuk ka treguar kurrë për ndonjë lidhje dashurie dhe mesa duket kështu ka ndërmend të vazhdojë.




