Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Janar 2022, 16:04

Kejvina është gati të rikthehet në ‘Xing me Ermalin’, por kemi një problem

Kejvina është gati të rikthehet në emisionin ku u bë e famshme që me hapin e parë që hodhi duke dalë me fustanin e kuq. Këtë dëshirë e shprehu vetë modelja duke postuar në Instastory një pjesë nga intervista e Ermal Mamaqit në “Libero”.

Kejvina shkruan se sado të kalojnë vitet ajo është gati të rikthehet, por kemi vetëm një problem: T’i mbushim mendjen Ermalit të rikthejë emisionin.

“Më mungon shumë Xing me Ermalin. Koha ime më e bukur ka qenë aty. Njerëzit më të mirë i kam njohur aty. Shpresoj një ditë të mbushet mendja e të fillosh me Xing me Ermalin përsëri. S’ka rëndësi le të jem 30, 40, 50 vjeç. Jam gjithmonë e gatshme. Do vij, do vij, por me një fustan tjetër”, shkruan Kejvina.