Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Janar 2022, 15:03

Teksa ju po thani ftohti, këta VIP-a shqiptarë po shijojnë detin dhe diellin

Teksa vendi ynë është pushtuar nga masat e ftohta ajrore dhe temperaturat vazhdojnë të ulen, disa nga personazhet tanë të njohur të showbizit janë 'arratisur'.

Maldivet dhe Mauritius kanë qenë dy destinacionet e preferuara këtë fillim viti. 

Luana prej disa ditësh ndodhet në Mauritius nga ku ia ka bërë zili të gjithëve me fotot nga deti e me bikini.

Moderatorja duket se po e shijon pamasë këtë pushim para fillimit të punës për sezonin e ri të "Shiko kush luan".

Ndërsa në Maldive ndodhen Eraldo Rexho dhe Rezarta Shkurta. Edhe gazetari e biznesmenia kanë postuar foto e video me pamje nga deti i kaltër e rëra e bardhë.

Ndërsa Kejvina i ka nisur sot pushimet, por se ku ndodhet nuk e tregon. Modelja ka dhuruar disa poza joshëse dhe na tregon se po kënaqet shumë./Xing.al