Moderatorja dhe biznesmenia e njohur, Amarda Toska ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Vila 24", ku gjate intervistës ka folur edhe për raportin e saj me Ermalin.

Ami u shpreh se e çmon shumë Ermalin për energjinë që ka. Megjithatë, tregoi se ai ka një dobësi në organizimin e punëve të shtëpisë.

“Sa i organizuar është në jetën jashtë shtëpisë, aq shumë punë ka për të bërë me këtë temë brenda shtëpisë”, tha moderatorja, duke treguar se në shtëpi ai i harron gjithmonë sirtarët dhe dritat hapur.

"Ermali nuk duhet të dalë asnjëherë i fundit nga shtëpia”, shtoi Ami.






