Nga Shqipëria / E Premte 21 Janar 2022, 23:11

U akuzua për lidhje paralele, Antonia zbulon kush është djali nga Londra

Antonia Gjoka, më në fund ka sqaruar situatën e cila është keqinterpretuar për muaj të tërë.

E ftuar së fundmi në 'Glamour Zone' në TV Ora, ajo foli për lidhjen paralele, që u akuzua se kishte jasht kamerave.

Ester Bylyku: Cili është keqkuptimi më i madh që ka ndodhur në prapaskenë?

Antonia Gjoka: Keqkuptimi më i madh ka qenë situata e trëndafilave. Mua një fans i imi më ka sjell disa trëndafila, dhe të gjithë ishim në dijeni se nga cila faqe individuale kishte ardhur. të gjithë ishim koshient se kush ishte, dhe në momentin që u hapën kamerat të xhironnim puntatën më akuzuan se kisha lidhje me atë djalin vetëm sepse më solli trëndafilat. Dhe kjo për mua është shumë absurde.