Beatrix është e eliminuara e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP. Këngëtarja nuk pati biletë kthimi duke u larguar përfundimisht nga shtëpia e famshme.

Me të ardhur në studion e spektaklit, Arbana i tha se vuri re trishtim në sytë e saj dhe e pyeti çfarë e shqetëson.

Trixa u përgjigj se e frikëson përshtatja me botën jashtë.
Arbana: Çfarë të shqetëson?
Trixa: Përshtatja që do kem jashtë

Arbana: Frika për botën e jashtme? Si mendon se do jetë reagimi i publikut?
Trixa: Banorët e rinj kur kanë ardhur më kanë parë si gjynah. Sara më tha se jashtë nuk shiheni kështu si brenda ti dhe Donaldi

Arbana: Ti beson në ndjenjat e tua ndaj Donaldit?
Trixa: Po
Arbana: Po në ndjenjat e tij ndaj teje?
Trixa: Po…Po





