Nga Shqipëria / E Premte 21 Janar 2022, 19:07

Aktorja e njohur ndahet nga bashkëshorti i pestë pas një viti martesë

Aktorja e njohur për rolin në "Baywatch", Pamela Anderson është ndarë nga bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst pas 13 muajsh martesë.

Aktorja 54-vjeçare ka bërë kërkesë për divorc në Kanada ku po jetonte me bashkëshortin e saj.

Lajmet për ndarje kishin disa ditë që qarkullonin pasi Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar.

Pamela dhe Dan u njohën kur ai punonte si truproja i saj.