Kanë marrë fund sherret e bujshme mes Noizyt dhe Stresit dhe dy reperët pas kaq vitesh kanë përmirësuar raportet.

Madje, javën e kaluar, Noizy i habiti të gjithë me deklaratën e tij në një emision, duke ia kërkuar Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika.

Së fundmi në rrjete sociale po qarkullon dhe një foto ku dy reperët shihen në një tavolinë me Kozakun.

Nuk dihet nëse ka qenë ky i fundit që i ka bashkuar reperët, por foto ka marrë të gjithë vëmendjen.


