Nga Shqipëria / E Premte 21 Janar 2022, 16:04

'Këto shaka bëji me shokët e tu jo me mua', Beniada i kthehet keq Tanit

Beniada dhe Tan Brama kanë debatuar për nominimet. Tani u shpreh se nuk e priste prej saj dhe shtoi se sa më mirë të sillet, aq më shumë do e hajë thikën nga mbrapa.

Kjo nuk i pëlqeu aspak Beniadës duke i thënë se këto shaka me ironi të mos i bëjë me të dhe nga mënyra si po flet, mendon se nuk ka respekt për të.

Tan Brama: Sa më mirë të sillesh me njerëzit, aq thikën nga mbrapa do e hash. Vetëm nga ty nuk e prisja.

Beniada: Nuk mund të thuash Beniada na ka vënë thikën nga mbrapa. Nuk kam thënë zemra ti je yll dhe këto shaka bëji me shokët e tu jo me mua. Unë kam thënë se më dukesh person interesant, ke shumë karakter. Me mua ironinë mos e bëj. Nuk jam person që bëj lajka. Me të gjithë jam afruar avash avash.

Tan Brama: A ke respekt për mua?

Beniada: Pse nuk duhet ta kem.

Tan Brama: Dhe unë kam për ty.

Beniada: Nuk mendoj që ke, nga mënyra se si flet me mua, nuk mendoj që ke respekt.

Tan Brama: Kjo do me u prish me zor apo si është puna?

Beniada: Jo, po bën shaka me ironi. Nuk mund thuash na ka vënë thikën nga mbrapa.