Nga Shqipëria / E Premte 21 Janar 2022, 12:12

Donaldi nuk shpëtoi Dagzin, reagon për herë të parë Dj PM

Pak ditë më parë Dagz u eliminua nga Big Brother VIP, pas një zinxhiri shpëtimesh që e la në fund atë dhe Einxhelin, gjë që nuk u prit aspak mirë nga çifti. 

Donaldi i habiti të gjithë, duke mos shpëtuar Dagzin, me të cilin kishte krijuar marrëdhënie shoqërore në shtëpi, por Tanin. Kjo ka nxituar dyshimet se shoqëria mes tyre do të prishet, madje dhe shoqëria e Donaldi me Dj PM, por si qëndron e vërteta?

Pajtimi ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar se nuk dëshiron të bëjë debate me asnjë.

“Përshëndetje t’gjithëve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shumë", ka shkruar ai.