Nga Shqipëria / E Premte 21 Janar 2022, 10:10

‘I duhesh kësaj shtëpie’, Donaldi habitet nga fjalët e Ilirit: Ke të meta, por...

Beatrix, Donaldi dhe Einxhel po përjetojnë ethet e nominimit. Njëri prej tyre do të largohet sonte nga “Big Brother VIP”. Së fundmi, Donaldi ka biseduar në oborr me Ilirin, teksa e ka pyetur se cili banor mund ta lërë shtëpinë.

Përgjigjja e Ilirit i ka habitur të gjithë, madje dhe vetë aktorin. “Nuk besoj që ti del. Ti jo njëherë. I duhesh kësaj shtëpie. Me të gjitha të metat që ke, je çun i dashur”, ka thënë balerini.

“Mos ke pirë gjë ti?”, i është përgjigjur Donaldi i habitur dhe duke qeshur.